Shkolla ndodhet ne bulevardin Vlore-Skele ,eshte shkolle me Status me Nivel Kombetare dhe mban emrin “Pavaresia” Eshte çelur ne vitin shkollor 1970-1971 me nje numur te kufizuar nxenesish,ne godinen e shkolles “Halim Xhelo” .Dy vite me pas ka vazhduar ne godinen ku eshte sot.Si objekte ishin :,godina e shkolles 4 kateshe,konvikti 3 katesh dhe baza prodhuese qe ishte ne nje kapanon ,gazerme ,aty ku sot eshte INSIGU.

Ecuria ne vite

Deri ne vitin 1990 ne shkolle kane funksionuar deget:mekanik i pergjithshem 4 -vjeçar,elektrik i pergjithshem 4- vjeçar,ndertim 4 vjeçar,hidrosanitar 3 -vjeçar,mekanik automobili 3- vjeçar,mekanike bujqesore 4-vjeçare etj.U punua per bazen materiale teknike ,duke ndertuar laboratoret :mekanike teknike,automobila,teknologji mekanike,fizike,kimi,hidrotermoteknike,te ndertimit,te mekanikes bujqesore,te vizatimit teknik etj. me angazhimin total te mesuesve dhe nxenesve.Me 1982-1984 ,u projektua dhe u ndertua Baza e re Prodhuese ne bashkepunim me mesuesit dhe nxenesit e kesaj shkolle.U ndertuan 3 sheshe sportive ,ne teritorin e shkolles ,mbrapa bazes prodhuese dhe aty ku sot eshte “Kendi i Lojnave”.,po ashtu u ndertua edhe nje salle force brenda shkolles.Ne vitin 1995 ,per shkak te shkrirjes se shkolles se naftes,erdhi pjesa e personelit qe lidhej me degen Teknologji Ushqimore..Per tri vite me radhe 1988,1989 dhe 1990 ,nxenesit tane fituan çmime te para ne “Olimpiadat Kombetare te Mekanikes”.Ne vite 1998-2002 ,ne bashkepunim me kooperacionin Italian , u rikonstruktuan godina e shkolles dhe konviktit,si  dhe u zevendesuan te gjitha makinerite e Bazes Prodhuese ,si dhe baze tjeter materiale.Ne bashkepunim me Delegacionin Diplomatik Italian u hartuan 85 programe mesimore per shkollen.Nje pjese e mesuesve specialist u trajnuan ne Itali ne vitin 1999 dhe me pas ne Danimarke dhe Zvicer.Shume trajnime u bene ne shkolle ,ne Tirane,Durres,Shkoder,per mesuesit specialist dhe instruktoret e praktikave etj.Nga viti 2006 kemi bashkepunuar me projektin CARDS,AFP2 dhe APF3.Ne vitin 2009 ,u ndertua laboratori dy katesh i ndertimit,me fonde te Komunitetit Europian dhe ne inagurim mori pjese Ambasadori i Keshillit te Europes,Z.Lohan.Makineri dhe baze te re materiale kemi marre nga Komuniteti Europian nga viti 2007 e ne vazhdim. Eshte riçelur dega e ndertimit dhe eshte hapur ne vitin 2009 dega “Teknologji Informacioni”.Sot shkolla ka  664 nxenes diten dhe 403 naten,ne deget :mekanik i pergjithshem,elektroteknik i pergjithshem,sherbime mjetesh transporti,teknologji informacioni per nivelin e pare dhe nen dege te saj ne nivelin e dyte :konstruksione metalike,riparim paisjesh elektroshtepijake,instalim mirembajtje rrjetesh,karpentieri hekurkthim, betonim.Duke filluar nga viti 2007 kurikulat mesimore jane hartuar perseri sipas standarteve europiane.

Opening Hours

Monday

8:00-16:00

Tuesday

8:00-16:00

Wednesday

8:00-16:00

Thursday

8:00-16:00

Friday

8:00-16:00

Saturday

8:00-16:00

Sunday

-