RRETH NESH:

AML është një kompani shpërndarje e re dhe dinamike. Jetojmë në një realitet (kohë) ku globalizimi është duke lëvizur shpejt, vecanërisht tregu me Kinën po shndërrohet në tregun më të rëndësishëm dhe të fokusuar në botë.
AML, përmes rrjetit të gjerë dhe bashkëpunimit me agjentë lokalë në të gjithë botën, ofron shumëllojshmëri shërbimesh logjistike për të importuar/eksportuar kryesisht nga Kina/ Europa si dhe çdo destinacion tjetër të mundshëm.
Informacioni është mjeti më i fuqishëm që kompania jonë përdor.

Ne mund të gjejmë zgjidhje për dilemat që iu shfaqen gjatë gjithë zinxhirit që malli juaj ndjek, qofshin këto të papritura apo të parashikuara.
Nëse synimi juaj është të transportoni një pako, apo të mbushni një kontenier të tërë, lëreni AML të përdorë njohuritë e saj në shërbimin tuaj.
Ne do të vazhdojmë të kërkojmë zgjidhje logjistike të reja, në mënyrë që t’ju sjellim rezultatet më të mira.
Vlerësojmë mbështjetjen tuaj të vazhdueshme ndaj kompanisë tonë dhe shpresojmë që në të ardhmen e afërt të punojmë së bashku.

VIZIONI :

Vizioni ynë është të ofrojmë shërbime të klasit të parë duke i siguruar vlerë të shtuar zinxhirit logjistik të klientit tonë. Misioni ynë është të përballemi me çdo vështirësi që mund të shfaqet teksa planifikojmë, udhëheqim dhe monitorojmë çdo transport të klientëve tanë. Shqetësimi ynë kryesor
është mbledhja dhe shpërndarja e sigurt dhe në kohë e mallrave, me mjete që respektojnë ambientin.

Ju shprehim falenderimin tonë për kohën dhe konsideratën tuaj. Besojmë se informacioni jonë iu shërbeu dhe nëse parapëlqeni AML, do të shihni horizonte të shkëlqyera dhe një sërë mundësish për biznesin tuaj.

SHËRBIME:

AML, nuk bën lëvizjen e mallrave, por vepron si ekspert në manaxhimin e zinxhirit të furnizimeve, pra harton, planifikon, ekzekuton, kontrollon dhe monitoron aktivitetet e gjithë hapave që ndjek malli juaj.

Duke ditur se klientët kanë strategji të ndryshme biznesi, ne kuptojmë nevojat dhe kërkesat e tyre dhe i transformojmë në shërbime cilësore për ta.

AML, ofron këto shërbime:

 

Transport Detar

Për ngarkesa të rënda dhe jo urgjente, transporti detar është rruga më ekonomike. Qëllimi ynë është shërbimi efikas dhe miqësor, dhe angazhimi për të siguruar kënaqësinë e klientëve me cmime konkurruese. Për këtë lloj transporti ofrojmë:

-Dokumentacion, B/L (Bill Of Loading)

-Sigurim i transportit

-Rezervime dhe skedulime

-Full Container Loaded (FCL): 20’, 40’, 40’HC; Less Container Loaded (LCL) me sistem konsolidim

 

Transport Ajror

AML ka bashkëpunime me linjat ajrore më të mëdha në mënyrë që t’i garantojmë klientëve tanë, sigurinë se dërgesat e tyre janë gjithmonë më të sigurta dhe me kurs më të mirë. Vëmendja, kostoja dhe përputhja me rregulloret janë përpjekjet tona më të mira të mundshme që klienti të marrë

dërgesa të plota dhe në kohë.

-Air Freight

-Air Charter

-Transport tokësor i shpejtë

-Tracking

 

Transport Tokësor

Transporti tokësor që kryhet nga ne, u ofron klientëve një shërbim të shpejtë dhe besueshëm. Ju ndihmojmë me konsulencë, përzgjedhje të kujdesshme të transportuesve më të mirë dhe sigurim të ngarkesave në çdo fazë transportimi.

Stafi ynë me njohuritë dhe aftësitë e shkëlqyera i ofron klientit shërbimet e transportit tokësor më të sigurta në treg. Me një shumëllojshmëri të gjerë ne mund t’ju ofrojmë:

-Pajisjet e duhura,

-Në kohën e duhur,

-Në vendin e duhur, kudo në Europë

 

Agjensi Detare

AML ofron një gamë të plotë të agjensisë anije. Kemi krijuar marrëdhënie pune me të gjitha terminalet, kompanitë e ngarkim-shkarimit, Kjo na mundëson që ti kthejmë anijet shpejt dhe me efikasitet. Ne e kuptojmë rëndësinë e komunikimit prandaj stafi ynë është i pajisur me burimet më të fundit teknologjike për të mbështetur rrjedhjen e informacionit dhe kontaktimin me të gjitha palët.

 

Logjistikë dhe Magazinim

Kemi mundësine t’ju ofrojmë shërbime të magazinimit, si për mallra të pa zhdoganuara ashtu edhe për të zhdoganuara, duke garantuar:

-Magazinim (ofrojmë hapësirë të dedikuar dhe të përbashkët për ruajtjen e ngarkesave të çdo tipi). Në mënyrë që mallrat tuaj të ruhen në një hapësirë të sigurt, magazinat dhe qendrat e shpërndarjes janë të pajisura me sistem të gjithanshëm sigurimi dhe sistem antizjarr.

-Ngarkim/Shkarkim dhe Paketim ( shërbimet tona përfshijnë ngarkim/shkarkim malli për çdo tip kontaineri, duke përfshirë kontenierë special: Open Top, Flat Rack si dhe për mallrat delikat.

-Tërheqje dhe shpërndarje të ngarkesave

-Logjistikë për produktet drusore, naftës dhe energjisë, automobilave, pijeve

-Projektim dhe trajtim I ngarkesave mbipeshë

-Monitorim

-Tracking

 

Transport  Mjetesh Jashtë-Përmasave

Transporti I mjeteve jashtë permasave plotëson nevojat e industrive që lidhen me vajin dhe gazin, produkte petrokimike, inxhinieri dhe ndërtim, energjisë, bimëve industriale dhe klientëve që kërkojnë projekte komplekse të infrastrukturës.  Së fundmi, AML ofron shërbimin me frekencë çdo 15 ditë prekje të portit të Durrësit  duke importuar nga Europa Veriore dhe kontinenti Amerikan, dhe eksportuar në Lindjen e Mesme dhe të Largët, pajisje të cilat nuk mund të transportohen brenda një kontenieri apo me platformë. Projekimi I ngarkesës (Break Bulk) konsiston në studimin dhe zgjedhjen e mënyrës më të përshtatshme të transportit të këtyre pajisjeve.

 

Transport Mjetesh të Rënda

 Shërbimi më I ri në portin e Durrësit, përveç transportit të mjeteve jashtë përmasave, është I specializuar edhe në transportin e mjeteve të rënda, pesha e të cilave nuk e lejon ngarkimin e tyre me cilindo lloj kontenieri.  Me AML mund të transportoni ngarkesa të mëdha dhe ngarkesa konvencionale të tilla si pjata çeliku, tuba, shufra dhe prodhime pyjore, transformatorë, gjeneratorë, motorë, makineri, jahte. Në këtë shërbim ne gjithashtu transportojmë pjesë këmbimi dhe pajisje shoqëruese të një projekti të madh ose kontenierë bosh ose të rinj nën ripozicionim.

 

Agjensi Doganore

AML ju ndihmon duke dhënë gjithë dokumentacionin e nevojshëm për procedurat doganore, duke ju azhornuar vazhdimisht mbi rregullat doganore, si për importet ashtu edhe për eksportet.

-Zhdoganim për import dhe eksport

-Klasifikim doganor i mallrave

-Autorizime dhe Rimbursime

-Informim mbi detyrimet dhe taksat doganore

Klienti ndihet i qetë për mallrat e tij, teksa punon me ne.

 

Kontakto Shitësin