Ames Ros ofron një gamë të gjerë prodhimesh/produktesh me cilësi të lartë për partnerët, hotelet, restorantet & baret. Garantojmë bashkëpunim të qëndrueshëm e të suksesshmëm

.Historia e Amed Ros nis vite më parë qytetin e lindjes së themelueses, në Turqi. Amed Ros përfaqëson një kombinim të kulturës vendase me atë Europiane dhe Aziatike, si një urë lidhëse e vërtetë. Prandaj nuk ekzagjerojmë kur themi se do të ndiheni sulltanë të shijes dhe aromave.

Amed Ros ndodhet në qytetin bregdetar të Vlorës në Shqipëri. Historia e Amed Ros nis vite më parë në qytetin e lindjes të themeluesve, në Turqi. Sikurse vendodhja e Turqisë, ashtu edhe Amed Ros përfaqëson një kombinim të kulturës vendase me atë Europiane dhe Aziatike, si një urë lidhëse e vërtetë. Prandaj nuk ekzagjerojmë kur themi se do të ndiheni sulltanë të shijes dhe aromave.

Bashkë me Amed Ros në qytetin e Vlorës kanë udhëtuar edhe stafi me eksperiencë të gjatë, bashkë me ta edhe dhjetra receta të vecanta. Bashkëpunetorët tanë janë po aq të kualifikuar, janë të rinj energjikë, të kujdesshëm e vërtet të shkathët.

Mëngjeset në Amed Ros janë plot diell & det. Dëshironi një kafe turke, espresso? Pse jo, edhe të provoni një kafe ekzotike prej shumë larg? Jeni në vendin e duhur!

Dreka është po aq e vecantë, cdo vakt përgatitet plot përkushtim. Gatimet mesdhetare të paharrueshme, guzhina Turke, Italiane e jo vetëm! Shtegëtoni midis shijeve dhe aromave të vecanta.

Mbrëmja vjen bashkë me muziken LIVE. Tingujt e violinës dhe pianos nuk tingellojnë më bukur sesa mbrëmjeve në Amed Ros.

Embëlsoni dëshirat tuaja përgjatë gjithë ditës! Bakllava, akullore, e torta me porosi me personazhet dashura të fëmijeve e shumë të tjera. Embëlsisht, nga Amed Ros.

Ne besojmë tek shprehja: “Zogjtë e një tufe, fluturojnë së bashku.”, – Dëshirojmë t’ju ftojmë në fluturimin tonë!

Opening Hours

Monday

07:00-00:00

Tuesday

07:00-00:00

Wednesday

07:00-00:00

Thursday

07:00-00:00

Friday

07:00-00:00

Saturday

07:00-00:00

Sunday

07:00-00:00